Regjistrohen edhe 119 raste me COVID-19 në Kosovë

Regjistrohen edhe 119 raste me COVID-19 në Kosovë

Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga Klinika Infektive gjatë 24 orëve dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste me COVID-19, duke e çuar numrin në 5237 e të infektuarve.

Ramadani theksoi se numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 5,237 nga 29,060 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, me gjithsejtë 112 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Lajmi i mirë është shërimi i 92 pacientëve, duke çuar numrin e të shëruarve në 2462, kurse numri i rasteve aktive është 2.663”, u shpreh Ramadani.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 63 raste, Gjakova 12 raste, Drenasi 6 raste, Fushë Kosova 5 raste, Peja 5 raste, Podujeva 5 raste, Skenderaj 3 raste, Ferizaj 2 raste, Deçani 2 raste, Gjilani 2 raste, Istogu 2 raste, Kaçaniku 2 raste, Lipjani 2 raste, Vushtrria 2 raste, Obiliqi 2 raste, dhe me nga një rast komuna e Kamenicës, Kllokotit, Mitrovicës dhe Rahovecit./Motilokal.com