Një vaksinë Covid-19 e zhvilluar nga ndërmarrja e bioteknologjisë Moderna me bazë në Masaçusets në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar se shkakton përgjigje imune në të gjithë vullnetarët që e morën atë në një studim të Fazës së Parë.
Kompania njoftoi të martën se asnjë prej pjesëmarrësve në provat me vaksinë nuk pati efekte anësore tepër shqetësuese, por disa prej tyre kishin raportuar reaksione të lehta si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje muskujsh ose dhimbje në vendin ku u bë vaksina.
Zakonisht këto efekte ishin më të mundshme tek persona që morën dy doza vaksine ose u vaksinuan me dozë më të lartë, njofton ekipi shkencor në një artikull në revistën mjekësore New England Journal of Medicine.
Një numër i vogël personash që morën dozën shumë të lartë patën të vjella, ethe dhe dhimbje koke.
Moderna ishte kompania e pare që filloi prova të vaksinës në njerëz më 16 mars, vetëm 66 ditë pas plotësimit të sekuencës gjenetike të mikrobit.
Ekspertët thonë se vaksina do të jetë zgjidhja përfundimtare e pandemisë, që ka prekur miliona vetë dhe ka shkaktuar afro 575 mijë viktima në shkallë botërore.
Qeveria federale po mbështet kërkimet e kompanisë Moderna me afro 500 milionë dollar dhe e ka zgjedhur këtë kompani si një ndër të parat që do të zhvillojë prova me njerëz në shkallë të gjerë.
Në studimin e Fazës së Dytë, “qëllimi ishte të shikojmë sigurinë dhe më pas të shikojmë përgjigjet imune”, tha Dr. Lisa Jackson, kërkuese në Institutin e Kërkimit Shëndetësor.
Të dhënat e hershme nga studimi më parë u publikuan në maj. “Ne mendojmë se përgjigjet imune duken premtuese, por ne nuk e dimë nëse nivelet që ne po shohim do të mbronin vërtet nga infeksioni” tha ajo.
Rezultatet e publikuara të martën bazoheshin në tri doza vaksine nga 25, 100 ose 250 mikrogramë, të bëra te grupe prej 15 vullnetarësh, me moshë 18-55 vjeç, të cilët u injektuan dy herë, me katër javë diferencë kohore.
Qeveria federale po mbështet kërkimet e kompanisë me bazë në Masaçusets me afro 500 milionë dollarë.
Ekspertët thonë se vaksina do të jetë zgjidhja përfundimtare e pandemisë, që ka prekur miliona vetë dhe ka shkaktuar afro 575 mijë viktima në shkallë botërore./Motilokal.com
