Gadishulli i ballkanik po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriore të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në tërë territorin e Shqipërisë.
Moti për ditën e sotme do të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta deri mesatare në Juglindje ku do të ketë reshje të izoluara shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin prej 18 deri në 24 °C.
E shtuna do të mbajë mot të kthjellët, ku temperaturat parashihet të lëvizin nga 13 deri 25 °C. Ndërsa të dielën do kemi mot pjesërisht me re, temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 25 °C. /Motilokal.com
