Fronti i ftohtë që ka filluar të depërtojë mbi rajon, po sjell nga veriu i kontinentit masa të ftohta ajrore, që ditëve në vijim do të zbresin ndjeshëm temperaturat nën vlerat mesatare.
Duke filluar nga nesër fusha e presionit të lartë nga Evropa perëndimore do të fuqizohet mbi rajonin tonë, që do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell ditëve të fundjavës.
Nga dita e shtunë temperaturat minimale do të pësojnë rënie më të theksuar, në mëngjes vende-vende paraqiten mundësi për formimin e ngricave të ulëta.
Me fillimin e javës së ardhshme pritet të depërtojë një i ftohtë dhe sërish do të rritën mundësitë për reshje të dobëta shiu.
Më poshtë ju sjellim tabelat për Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe disa qytete të Evropës. /Motilokal.com




