Qyteti i Fierit është goditur nga stuhi dhe erëra të forta me shpejtësi nga 80 deri në 100 km/h ditën e sotme duke shkaktuar shumë probleme. Nga erërat e forta janë shkulur pemët e qytet dhe është penguar lëvizja e mjeteve. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, kryesisht gjatë pasdites se sotme. Ndërsa në segmentin Korçë-Voskopojë është rrëzuar shtylla e tensionit të lartë dhe një nga kabujt ka rënë sipër një makine. /Motilokal.com

