Sipas parashikimit të motilokal.com këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot stabil, i nxehtë me kthjellime dhe me diell.
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i nxehtë, gjatë paradites kryesisht i kthjellët dhe me diell, ndërsa pasdite pjesërisht me re.
Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 16 deri në 29 °C.
Edhe dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët gjatë orëve të para të ditës, kurse pasdite pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën prej 18 deri në 31 °C.
E diela do të mbajë mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të luhaten nga 19 deri në 24 °C. /Motilokal.com
