Përmbytet Japonia, 15 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur [Foto]

Përmbytet Japonia, 15 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur [Foto]

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë ishullin e Kyushu në Japoni për shkak të motit të keq.

Sipas njoftimeve 14 trupa të pajetë u gjetën brenda një azili për të moshuarit, ndërsa një tjetër viktimë u nxorën nga balta që kishte përfshirë zonën.

Autoritet japoneze bën të ditur se rajonet më të goditura nga përmbytjet janë në prefekturat e Kumamotos dhe Kagoshimas.

Situata vijon të jetë e rëndë pasi reshje të dendura parashikohen dhe për orët në vijim, gjë që mund të çojë në përkeqësim.

Agjencia meteorologjike kombëtare ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Pamjet e publikuara tregojnë se si makinat janë përmbytur nëpër parkingun pranë një lumi. Edhe disa ura sipas të dhënave të mediave lokale janë shembur. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së shpejtë. Janë pezulluar të gjitha shërbimet e transportit hekurudhor./Motilokal.com