Një grup arkitektësh kanë nisur të hartojnë një ‘qytet marsian’, të cilin planifikojnë ta ndërtojnë në shkretëtirë në Dubai. “Mars Science City” është planifikuar të ketë një sipërfaqe 176 000 metra katrorë, që do të kushtojë rreth 135 milionë dollarë.
Megjithatë, për arkitektët ky projekt paraqet sfida të mëdha, pasi për të ndërtuar një qytet të tillë ka një sërë problematikash, siç janë atmosfera e hollë, që shndërron çdo lëng në gaz dhe temperatura, që në Mars është -63 gradë celsius.
E pavarësisht temperaturave të akullta, një trup pa veshje mbrojtëse do të “piqej” në Mars. Godinat në atë planet do të ndërtoheshin në 3D nën dunat e rërës, duke përdorur tokën që ndodhet atje.
Fillimisht projekti ishte ideuar për të zhvilluar teknologjinë që do të duhet për të arritur në Mars, por arkitektëve të grupit “Bjarke Ingels” iu kërkua që të ndërtonin prototipin e një qyteti që do të përballonte jetën atje./Motilokal.com



