Ditët e fundit të muajit qershor do të jenë me mot të nxehtë dhe temperatura të larta, gjatë ditëve vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
Dita e hënë do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellë dhe më shumë diell. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 28 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit.
Edhe dita e marte do të jetë me mot të nxehtë, i kthjellët dhe më shumë diell. Temperaturat do të luhatën prej 20 deri në 26 °C.
E mërkura pritet të jetë edhe më përvëluese pasi termometri pritet të regjistrojë temperaturën deri në 32 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të lindjes dhe verilindjes. /Motilokal.com
