Prej disa ditësh Arktiku është përfshirë nga temperaturat e larta dhe situata tashmë është përshkallëzuar pasi në disa zona të tij pranë Rusisë janë shënuar dhe zjarre.
Pamjet e kapura nga një satelit kanë treguar se si zjarret kanë dalë jashtë kontrollit vetëm 30 milje larg nga Oqeani Arktik në rajonin e Yakutia.
Kjo vjen pas një verë të nxehtë të paparë ndonjëherë në Siberi ku termometri ka regjistruar temperatura rekord deri në 38 gradë celsius në 'polin e ftohtë' Verkhoyansk në javën e fundit.
Imazhi tregon rrethin e djegur Anabar, në jug-perëndim të grykëderdhjes së lumit Olenyok në Detin Laptev.
Zjarri i egër u fotografua nga sateliti Copernicus Sentinel-2 dhe besohet të jetë 'në veri në vitet e fundit brenda Rrethit Arktik'.
"Ndërsa zjarret janë të zakonshëm në këtë kohë të vitit, temperaturat rekord dhe erërat e forta po e bëjnë situatën veçanërisht shqetësuese", thuhet në një deklaratë nga programi i Bashkimit Evropian./Motilokal.com


