Pesë propozime të qarta, të mundshme për të përfituar nga kjo krizë, duke e bërë atë një mundësi dhe për të shndërruar investimet pas COVID-19 në cilësi dhe pasuri për të gjithë.
Arkitekti dhe planifikuesi urban, Stefano Boeri, i paraqiti disa ide në një panel - në të cilin morën pjesë edhe përfaqësues të botës së kulturës dhe argëtimit.
Pylli Vertikal: thënë më thjesht pyllëzimi: angazhimi për të shtuar numrin e pemëve në qytetet tona, një pikë në të cilën Kryeministri Conte e shumë liderë botërorë janë angazhuar se për këtë ide duhet të fillohet menjëherë.
Roli i shkollave në një qytet që ndryshon. Ato duhet të jenë qendra komunitare të hapura, për të rizbuluar atë komunitet që do të duhet të jetë baza e qyteteve të reja, me të gjitha shërbimet e arritshme për 15 minuta.
Rigjallërimi i fshatrave historike: Për një efikasitet dhe bukuri të preferohet modeli francez që lejon ”dialogun” midis qyteteve dhe rrjeteve të fshatrave historikë, që duhet të bashkëpunojnë, përndryshe ripopullimi i fshatrave nuk do të ndodhë.
Zëvendësimi i ndërtesave: Janë të paktën katër milion ndërtesa që konsumojnë energji që duhet të prishen dhe rindërtohen. Çështja është rigjallërimi i sektorit të ndërtimeve, por në emër të qëndrueshmërisë dhe cilësive mjedisore. Sot, nëse ndërtoni ndërtesa që konsumojnë më pak dhe marrin më pak hapësirë, duhet të hiqen tarifat e urbanizimit.
Shfaqjet direkt: Propozoj të frymëzohemi nga modeli anglez “Live Music Act”, që lejon që deri në orën 23:00 të bëhet muzikë, por edhe teatër, me një maksimum prej 200 personash, pa marrë leje dhe pa burokracira./Motilokal.com
