OBSH paralajmëron: Vala e dytë e COVID-19 mund të vrasë miliona njerëz

OBSH paralajmëron: Vala e dytë e COVID-19 mund të vrasë miliona njerëz

Rreziku i një vale të dytë të koronavirusit në Shtator, shumë herë më të fuqishme se ajo e fillimit të këtij viti është tepër i lartë. Këtë e pohon asistenti i drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së për nismat strategjike Ranieri Guerra, i cili thotë se COVID-19 ka një sjellje identike si gripi spanjoll që në 1918-ën i mori jetën rreth 50 milionë njerëzve.

“Krahasimi është me gripin spanjoll që është zhvilluar ekzaktësisht si Covidi, u dobësua në verë dhe u rikthye ashpërsisht në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë viktima gjatë valës së dytë”, thotë Ranieri Guerra.

“Gjenoma e virusit nuk ka ndryshuar”, thotë ai. “Është e vërtetë që terapitë intensive janë zbrazur, por kjo pritej dhe ishte parashikuar të ndodhte. Ajo që ne nuk duam është që ato të rimbushen sërish në vjeshtë. Të gjitha masat që po marrim kanë si objektiv kufizimin e virusit kur e gjithë kjo të rifillojë.”

Rritje të numrit të të infektuarve pas lehtësimit të masave parandaluese po përjetojnë edhe shumë vende të Bashkimi Europian. Rritjen më të lartë të infektimeve në gjithë botën e kanë aktualisht vendet e Amerikës Latine. Në total numërohen mbi 9.9 milionë të prekur në shkallë globale, prej të cilëve mbi 497 mijë kanë humbur jetën./Motilokal.com