Kina dërgoi me sukses satelitin e fundit në orbitë të rrjetit të navigimit “Beidou”, sipas një deklarate nga faqja zyrtare e qeverisë.
Dërgimi i satelitit arrin një mbulim global ndaj sistemit GPS në pronësi të SHBA-së.
“Sateliti u ngrit nga qendra e nisjes satelitore ‘Xichang’ në provincën Sichuan”, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Hsinhua.
BeiDou do të thotë "Arusha e Madhe" në gjuhën kineze. Kryeinxhinieri, projektuesi kryesor i BDS, Yang Changfeng, tha se përfundimi i projektit "nënkuptonte që Kina ishte bërë një fuqi hapësinore".
Sateliti ishte montuar në raketën transportuese Long March-3B, raketa e 336-të nga seria Long March.
Më parë, sateliti më i fundit BDS ishte lançuar në fillim të këtij viti, ndërsa projekti duhej të përfundonte deri në maj.
Projekti prej 10 miliardë dollarësh, “Beidou” ka qenë në zhvillim që nga vitet 1990, me satelitët e parë të dërguar në orbitë në vitin 2000.
Rreth 55 satelitë BDS-2 dhe BDS-3 janë dërguar në hapësirë.
Me 30 satelitë BDS që fluturojnë në tre orbita të ndryshme, Kina shpreson të ruajë shërbimet globale me precizion të lartë, pozicionim të besueshëm, navigimi dhe shërbimet e kohës
Akademia e Teknologjisë Hapësinore në Kinë ka thënë se satelitët BDS kanë një gamë më të lartë, duke bërë të mundur aftësi të zgjeruara të komunikimit dhe përmbajnë orë më të sakta atomike dhe të qëndrueshme për të përmirësuar saktësinë e kohës dhe shërbimet e navigimit./Motilokal.com
