Temperatura arrin në 38 gradë në një qytet të Arktikut

Temperatura arrin në 38 gradë në një qytet të Arktikut

Një qytet në Siberi ka regjistruar temperaturat më të lartë mes një valë nxehtësie që po kontribuon në zjarre të rënda pyjore.

Temperatura në Verkhoyansk arriti në 38 gradë Celsius të Shtunën, sipas Pogoda një faqe interneti që përpilon të dhëna meteorologjike ruse.

Qyteti ndodhet mbi Rrethin Arktik në Republikën Yako, rreth 4,660 kilometra në veri-lindje të Moskës.

Qyteti i rreth 1.300 banorëve njihet nga Rekordet Guinness Botërore për intervalin më ekstrem të temperaturave, me të ulëta prej minus -68 gradë Celsius dhe një lartësi të mëparshme prej 37.2 gradë Celsius.

Pjesa më e madhe e Siberisë këtë vit ka pasur temperatura të larta, duke çuar në zjarre të konsiderueshme.

Në Republikën e Yakut, më shumë se 275,000 hektarë janë djegur, sipas Avialesokhrana, agjencia qeveritare që monitoron zjarret në pyje./Motilokal.com