Paqëndrueshmëria e motit do të vijoj edhe përgjatë dy ditëve të ardhshme, duke filluar nga e mërkura pritet të stabilizohet moti ku do të kemi më shumë diell edhe temperatura të larta.
Dita e hënë do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat do të luhatën nga 17 deri në 24 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriperëndimit.
E marta do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 24 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të veriperëndimit.
Ndërsa nga e mërkura do të kemi mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të sillen prej 22 deri në 28 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriperëndimit. /Motilokal.com
