Vullkani më i paqëndrueshëm i Indonezisë të dielën, ka shpërthyer duke nxjerr hir dhe tym deri në 6 kilometra në qiell.
Retë e hirit të malit Merapi, të shoqëruar nga një tingull i zhurmshëm që dëgjohej kilometra larg, mbuluan disa fshatra në ishullin kryesor të Javas.
Qendra Kërkimore dhe e Teknologjisë së Fatkeqësive Gjeologjike (BPPTKG) në Yogyakarta njoftoi se shpërthimi ka zgjatur 328 sekonda dhe i njëjti ndodhi në orën 09:13 të mëngjesit sipas kohës lokale në vullkanin Merapi në qytetin Yogyakarta.
Fshatarët që jetojnë në shpatet pjellore të Merapit këshillohen të qëndrojnë deri në tri kilometra nga gryka e kraterit dhe duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e lavës, tha agjencia.
Mali 2,968 metra është më aktivi nga 500 vullkanet në Indonezi. Shpërthimi i fundit dhe më i madhi ndodhi në vitin 2010, ku humbën jetë 353 njerëz.
Indonezia, një arkipelag me 270 milionë banor është i prirur ndaj tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik, sepse ulet përgjatë "Unazës së Zjarrit" të Paqësorit./Motilokal.com
