Kuajt e fundit të egër të Namibisë rrezikojnë të zhduken

Kuajt e fundit të egër të Namibisë rrezikojnë të zhduken

Ende është duke u debatuar se si shkretëtira Namibiane u bë shtëpia e një tufë kuajsh të egër.

Një teori është se kërkuesit e diamantëve sollën kuaj më shumë se një shekull më parë në fushat e minierave. Një tjetër teori, thotë autori dhe historiani Manni Goldbeck, është se ata mbërritën me ushtarët e Afrikës së Jugut, të cilët në vitin 1915 zbarkuan në Luderitz, një qytet në jug. Më vonë trupat u bombarduan, thotë Goldbeck, duke shpërndarë kuajt në shkretëtirën bregdetare të Namibit, ku ata mbetën.

wild horses namibia cunniffe 7

Kjo ka qenë shtëpia e tyre për më shumë se një shekull dhe tani rrezikojnë të zhduken. Bashkë me ta, edhe jeta njerëzore.

wild horses namibia cunniffe 6

Situata e tyre ka ngjallur shqetësim nga komuniteti i afërt i Aus-it, një qytet i vogël në kufijtë e Parkut Kombëtar Namib-Naukluft në veri dhe Tsa, Park Kombëtar në Kaueb në jug.

wild horses namibia cunniffe 11

Kuajt janë një prej burimeve kryesore të ekonomisë aty, pasi tërheqin turistë të shumtë. Përveç konflikteve të shumta në shtetin afrikan, që prej viteve 1980, një tjetër faktor që rrezikon ekzistencën e tyre janë hienat. Ato vrasin rregullisht kuaj për t’u ushqyer, por ajo që pengon njerëzit ta luftojnë këtë fenomen është se, edhe hienat, ashtu si kuajt, janë në rrezik zhdukjeje.

Zohra the foal, pictured in January 2019.

Me mbërritjen e pandemisë së koronavirusit në Afrikë, kuajt janë edhe më të rrezikuar. Pasi ka rënë edhe numri i turistëve, pavarësisht vëmendjes së shtuar, shumë mendojnë se këta kuaj janë të destinuar të zhduken.

Wild horses amid the vast Namibian desert they call home.

Biologu Telane Greyling thotë se popullsia e kuajve të egër ka rënë nga 286 në vitin 2012 në vetëm 65 të rritur. E ardhmja e tufës mbështetet në disa fletë të çmuara, por vetëm një, e quajtur Zohra, ka mbijetuar për të parë ditëlindjen e saj të parë në shtatë vitet e fundit./Motilokal.com

wild horses namibia cunniffe 2

wild horses namibia cunniffe 4

wild horses namibia cunniffe 9

wild horses namibia cunniffe 3

wild horses namibia cunniffe 8

wild horses namibia cunniffe 5