Konfirmohen 134 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Konfirmohen 134 të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar këtë të martë 8 viktima dhe 134 raste të reja me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë pjesa më e madhe e të infektuarve janë regjistruar në Shkup, me 97, kurse 37 të tjerë ndahen mes Kumanovës, Tetovës dhe disa qyteteve të tjera.

Ndërkohë, viktimat u konfirmuan në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.  Deri më tani, Maqedonia e Veriut regjistron në total mbi 4.2 mijë raste dhe 201 vdekje./Motilokal.com