Studim: Përdorimi i maskave në Itali shmangu më shumë se 78 mijë infeksione

Studim: Përdorimi i maskave në Itali shmangu më shumë se 78 mijë infeksione

Përdorimi i maskave në Itali ka shmangur më shumë se 78,000 infeksione midis 6 prillit dhe 9 majit, sipas një studimi amerikan, të koordinuar nga nobelisti për Kiminë, Mario J. Molina, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Studimi i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave (PNAS), krahason strategjitë e përdorura në Itali me ato në Nju Jork dhe Wuhan duke arritur në përfundimin se detyrimi i maskës në vendet publike është mjeti më efektiv për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

"Transmetimi në ajër i virusit është shumë agresiv dhe përfaqëson rrugën kryesore të përhapjes së sëmundjes", shkruajnë autorët e studimit.

"Analiza jonë zbulon se detyrimi për të mbrojtur fytyrën është thelbësore në formimin e kurbës pandemike në tre epiqendrat. Përdorimi i maskave vetëm ka ulur ndjeshëm numrin e infeksioneve me mbi 78,000 njësi në Itali midis 6 prillit dhe 9 majit, dhe me mbi 66,000  njësi në qytetin e Nju Jorkut midis 17 prillit dhe 9 majit”, theksuan autorët e studimit”, theksuan autorët.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë përdorimin e një strategjie të kombinuar që siguron jo vetëm veshjen e maskave, por edhe distancimin shoqëror, karantinën dhe përcjelljen e kontakteve./Motilokal.com