Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, u ka bërë apel qytetarëve dhe subjekteve që të zbatojnë rekomandimet, sepse, siç vlerësoi ai, deri tash, ka dështuar implementimi i masave mbrojtëse nga qytetarët.
“Nëse situata shkon duke u përkeqësuar si pasojë mos përgjegjësisë për t’i zbatuar masat, do të detyrohemi të intervenojmë për t’i kthyer masat në pikën zero, si profesionistë shëndetësore nuk mund të lejojmë të vdesin njerëz nga pa përgjegjësia e të tjerëve”, tha profesor Ramadani.
Ramadani shtoi se “nëse ia doni të mirën këtij vendi vazhdoni zbatimin e masave, maskat janë obligative në çdo vend”.
Sa u përket testeve, ai tha se për momentin në Kosovë janë duke u kryer teste me metodën RT-PCR, ndërsa më tej do të vendoset bashkë me MSh-në për teste serologjike apo edhe për teste serologjike në fazat e mëtejme./Motilokal.com
