Mund të ketë më shumë se 30 qytetërime aliene në galaktikën tonë, studiuesit kanë gjetur në një studim të madh.
Studimi zbuloi se mund të ketë dhjetëra civilizime aliene aktive në Rrugën tonë të Qumështit. Por gjithashtu mund të hedhë dritë mbi fatin tonë, dhe të sugjerojë që perspektivat tona për mbijetesë afatgjatë janë më të ulëta nga sa mund të kishim menduar.
Studiuesit në Universitetin e Nottinghamit përdorën një model të ri ‘Astrobiological Copernican’ për të bërë këtë vlerësim, nisur gjithashtu dhe me supozimin se jeta zhvillohet në planetë të tjerë në mënyrë të ngjashme si në Tokë.
Për qëllimet e studimit, studiuesit supozuan se jeta zhvillohet në planetë të tjerë në mënyrë të ngjashme me atë se si zhvillohet në Tokë, dhe se speciet e reja do të duhet të zhvillohen në mjedise të pasura me metal, në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë njerëzit.
Ata kanë arritur në përfundimin se galaktika mund të mbajë të paktën 36 qytetrime aliene, të afta për të dërguar sinjale radio në hapësirë. Por, sipas tyre, distanca mesatare me ta ka të ngjarë të jetë 17.000 vite dritë larg, duke e bërë komunikimin me ta ‘shumë të vështirë’ me teknologjinë e tanishme./Motilokal.com
