Një fotografi e mrekullueshme që tregon ajsbergun që përmbyti Titanikun, është shfaqur 108 vjet pas katastrofës historike që mbyti më shumë se 1.500 njerëz.
Fotografia bardh e zi është bërë rastësisht dy ditë para fundosjes nga kapiteni i një linje tjetër pasagjerësh që kalonte Atlantikun.
Kapiteni W Wood, kishte pasion fotografinë dhe teksa ishte duke udhëtuar në Atlantik, fotografoi një ajsberg të madh, e cila për nga koordinatat gjeografike përkon me vendin që u fundos anija me 1.522 njerëz në bord.
Kapiteni W Wood, kishte si pikësynim për të arritur në Nju Jork dhe kur mbërriti atje i dërgoi një letër gjyshit të tij, brenda së cilës ishte dhe fotografia e ajsbergut që përmbyti Titanikun.
Ai shkroi: 'Unë po ju dërgoj një pamje të detit. Pamje nga anija që unë drejtoj dhe nga ku kam fotografuar ajsbergun që mbyti Titanikun. Ne i kaluam këto masa akulli 40 orë para se Titaniku të mbytej dhe akulli shihej lehtësish, ndaj dhe unë i bëra foto."
Titaniku u goditi nga një ajsberg më 14 prill 1912 dhe u mbyt pas tre orëve./Motilokal.com
