Keni bërë plane? Mësoni si do të mbajë moti këtë javë në Shqipëri

Keni bërë plane? Mësoni si do të mbajë moti këtë javë në Shqipëri

Muaji qershor pothuajse deri më tani ishte me mot të paqëndrueshëm me temperatura jo të larta. Sipas parashikimit të Motilokal.com edhe kjo javë do të jetë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Dita e hënë do të nis me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 18 deri në 24 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit.

Edhe dita e marte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së mërkurë. Temperaturat do të sillen prej 16 deri në 21 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit. /Motilokal.com