Tre persona janë lënduar pasi një tërmet me madhësi 5.7 goditi provincën lindore Bingöl të Turqisë në një thellësi prej 5 kilometrash, gjatë ditës së sotme.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se pasditen e sotme në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova.
Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, tha se ekipet e shpëtimit janë dërguar në rajon, të cilët po ndjekin nga afër incidentin.
Një kullë vëzhgimi u dëmtua dhe tre forca të sigurisë u plagosën.
Bingoli është i rrethuar me male dhe liqene të shumta akullnajash, ndërsa së fundmi është bërë një destinacion popullor turistik.
Kohët e fundit, të paktën 41 njerëz kanë vdekur dhe 1,607 janë lënduar nga një tërmet me madhësi 6.8 që goditi Elazığ në janar.
Turqia është ndër vendet më sizmike aktive në botë pasi ndodhet në disa linja aktive defektesh, dhe dhjetëra tërmete të vogla ndodhin çdo ditë./Motilokal.com
