Muaji qershor pothuajse deri më tani ishte me mot të paqëndrueshëm me temperatura jo të larta. Sipas parashikimit të Motilokal.com edhe java e ardhshme do të jetë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.
Dita e hënë do të nis me reshje shiu. Temperaturat do të luhatën nga 19 deri në 23 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit.
Edhe dita e marte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së mërkurë. Temperaturat do të sillen prej 18 deri në 21 °C. Era do të fryjë 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit. /Motilokal.com
