Mot me diell dhe pjesërisht me re pritet të mbajë sot dhe fundjavë në Kosovë

Mot me diell dhe pjesërisht me re pritet të mbajë sot dhe fundjavë në Kosovë

Kosova pritet të përfshihet nga fusha të presionit të lartë nga Afrika veriore ku pritet që fundjava të jetë më e ngrohtë.

Moti sot në Kosovë do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 12 deri në 19 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriperëndimit.

Dita e shtunë do të jetë paradite me mot pjesërisht me re, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat do të luhatën prej 13 deri në 23 °C. Era do të fryje me shpejtësi 2 m/s në drejtim të perëndimit dhe veriperëndimit.

E diela do të mbajë mot të ngrohtë dhe të kthjellët. Temperaturat do të luhaten nga 15 deri në 26 °C. Era do të fryje me shpejtësi 1 m/s në drejtim të perëndimit./Motilokal.com