Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë fundjavë në Shqipëri

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për këtë fundjavë në Shqipëri

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot kryesisht të kthjellët. Përgjatë zonave malore nuk përjashtohen reshjet e shiut me mundësi edhe breshër.

Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 22 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të veriperëndimit.

E shtuna do të jetë mot pjesërisht me re në orët e para të ditës, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 16 deri në 22 °C.

Të dielën do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 17 deri në 26 °C./Motilokal.com