Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se ka pak prova që tregojnë se ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.
“Momentalisht, nuk kemi të dhëna që të sugjerojnë nëse virusi do të bëhet më agresiv apo jo me ndryshimin e stinëve. Nuk mund të mbështetemi në pritshmëritë se ndryshimi i temperaturës do të jetë përgjigjja. Duhet të fokusohemi te masat e shëndetit publik, higjiena dhe strategjitë që kanë rezultuar efikase në frenimin e përhapjes së pandemisë”, tha Ryan.
Në fazat e para të pandemisë së koronavirusit, disa kanë thënë se koha e nxehtë mund ta ngadalësojë përhapjen e tij. Por, kjo ide është zbehur pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës.
Ryan po ashtu tha se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse mbetet një problem madhor në nivel global.
Sipas tij sistemet shëndetësore në disa vende janë duke luftuar dhe ndodhen nën presion të madh.
Deri më tani koronavirusi me origjinë nga Kina, ka prekur mbi 7.2 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 3.4 milion janë shëruar dhe mbi 413,000 kanë vdekur./Motilokal.com
