‘Çmendet’ moti, breshëri shkatërron të mbjellat në Librazhd

‘Çmendet’ moti, breshëri shkatërron të mbjellat në Librazhd

Reshjet e mëdha të shiut të shoqëruara edhe me erëra kanë sjellë përmbytje dhe vështirësi në qarkullim në disa qytetet të vendit. Qytetet që janë goditur më së shumti nga moti i ligë janë Berati dhe Librazhdi që janë totalisht nën ujë.

Siç shihet edhe në foton Librazhdi është totalisht nën ujë, ku qendra e qytetit duket se është kthyer në një pishinë gjigante.

Sipas njoftimeve reshjet e shiut dhe breshëri kanë dëmtuar edhe kulturat bujqësore në Librazhd./Motilokal.com