Gjatë katër viteve të fundit, astronomët kanë përdorur teleskopin 240ft Lovell për të studiuar një nga këto breshëri të pazakonta - të njohura si FRB 121102 - për të kërkuar modele.
Ata zbuluan një cikël të pazakontë në krahasim me disa nga 100 apo më shumë shpërthime të tjera të zbuluara deri më tani - ai ndizet për 90 ditë dhe zhduket për 67 ditët e ardhshme, përpara se të përsëriste ciklin.
Ata shikuan 32 shpërthime nga i njëjti burim gjatë periudhës katër vjeçare të studimit, së bashku me hulumtimet e mëparshme në FRB 121102 nga vëzhgime të tjera.
"Ne parashikojmë që burimi aktualisht është i fikur dhe se ai duhet të ndizet përpara 28 gushtit”, tha autori i studimit.
Se cili fenomen shkakton një shpërthim të tillë sa të gjenerojë valë radio, këtë astronomët ende nuk dinë ta përcaktojnë, veçanërisht duke menduar se burimi i mesazhit vjen nga një galaktikë që ndodhet rreth 3 miliardë vite dritë. Mund të jetë orbita e një ylli gjigant, por edhe një vrimë e zezë, edhe pse nuk shpjegohet ende zgjatjen e sinjalit.
Shumica e këtyre plasaritjeve shpërthejnë vetëm një herë dhe nuk shihen më kurrë - duke i bërë të pamundur të parashikohen, sipas astronomëve.
shkencëtarët refuzojnë të lidhin diçka të tillë me një mesazh “inteligjent”, të një qytetërimi të humbur diku në univers, sërish duket e qartë që pothuajse gjithçka është ende për t’ u zbuluar, kur ngremë sytë duke parë qiellin./Motilokal.com
