Temperaturat e larta dhe lagështia kanë bërë që ekspertët japonezë kanë paralajmërojnë publikun të heqin maskat mbrojtëse kur të jetë e mundur, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.
Të martën temperaturat arritën deri në 35 gradë celsius në Fukuoka dhe disa zona të tjera.
Tokio regjistroi ditën më të nxehtë të vitit, në 31 gradë celsius. Sidoqoftë, shumë njerëz u panë të veshur me maska pavarësisht të nxehtit.
Një grua tha: "Ndjehem sikur jam në një saunë".
Stina e verës në Japoni po bëhet gjithmonë e më e nxehtë dhe zyrtarët qeveritarë këshillojnë njerëzit me maska të pinë shpesh lëngje dhe të shmangin ushtrimet e rënda. Ata gjithashtu thonë se maska mund të hiqet jashtë nëse mund të ruhet një distancë e përshtatshme sociale./Motilokal.com
