Stuhia tropikale Cristobal godet juglindjen e SHBA-ve

Stuhia tropikale Cristobal godet juglindjen e SHBA-ve

Stuhia tropikale Cristobal ka goditur breng juglindor të shtetit amerikan Louisiana, kanë bërë të ditur nga Qendra Kombëtare për Uragane.

Si pasojë e stuhisë erërat kanë fryrë me një shpejtësi mbi 85 kilometra në orë. Qendra Kombëtare për Uragane kishte njoftuar më herët se stuhi tropikale do të godisnin pjesën lindore të Teksasit dhe do zhvendoseshin deri në Florida.

Guvernatori i Louisiana e cila shumë herë është goditur nga uraganet, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të goditjes së fuqishme të stuhisë tropikale.

“Është koha të ndërmerren veprime për situata emergjente që përfshin mbajtjen e maskave dhe dezinfektimin e hapësirave duke marrë parasysh se jemi ende duke luftuar me pandeminë e koronavirusit”, u shpreh guvernatori./Motilokal.com