Motilokal.com dhe kompania kreative Trokit, i dhuruan donacion disa drunj Komunës së Prishtinës, ku në bashkëpunim me Hortikulturën mbjellën në lagjen Dardania të Prishtinës për të gjelbëruar sa më shumë këtë zonë.
Në një kohe kur ndotja e mjedisit është bërë fenomen shqetësues në vendin tonë, kompania Trokit dhe media Motilokal.com janë të përkushtuar maksimalisht që të kontribuojnë për mbrojtjen e mjedisit.

Menaxheri ekzekutiv i Motilokal.com Besart Gërguri tha se duke e parë rëndësinë që ka mjedisi vendosëm që të japim një kontribut modest në gjelbërimin e kryeqytetit me konkretisht në lagjen Dardania këtu ku jam rritur dhe për të ngritur vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë që ka ruajtja e ambientit.

“Motilokal.com që një muaj ka filluar me kampanjën “Ta ruajmë natyrën tonë”, ku kampanja është zhvilluar përmes platformave tona digjitale si në motilokal.com, rrjete sociale dhe kemi vendosur billboarda në vende të ndryshme si dhe vazhdimisht kemi përgatitur shkrime dhe foto të bukurive të vendit tonë”, u shpreh Gërguri.

Ai theksoi: “Ky është vetëm fillimi dhe mendojmë që të vazhdojmë edhe me aktivitete tjera që kanë për qëllim ruajtjen e mjedisit.”

“Mjedisi është i të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojnë atë”, tha Gërguri në mbjelljen e drunjve në lagjen Dardania./Motilokal.com














