Tërmeti i fuqishëm dridh Shqipërinë

Tërmeti i fuqishëm dridh Shqipërinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.5 ballë të shkallës rihter, ka goditur Shqipërinë rreth orës 17:51.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane epiqendra e lëkundjeve ishte 35 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 14 kilometra në perëndim të Mamurrasit në një thellësi prej 2 kilometrash.

Lëkundje tërmeti janë regjistruar edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Këto lëkundje janë regjistruar në Thumanë, Durrës dhe zonat përreth./Motilokal.com