Dy arkitektë gjermanë, Claudio Rimmele dhe Martin Binder, kanë shpikur një dizajn për një shesh lojërash që është i sigurt për fëmijët gjatë pandemisë koronavirus.
Ata kombinuan mbiemrat e tyre për të krijuar atë që ata e quajnë Rimbin, një shesh lojërash ku fëmijët mund të mbajnë distancën sociale ndërsa luajnë ende me njëri-tjetrin. Emri është gjithashtu një kombinim i fjalëve rim, që do të thotë buzë dhe bin, që do të thotë enë, një referencë për pjesët e izoluara të këndit të lojërave.
Arkitektët kombinuan përvojën e tyre të veçantë në dizajn dhe psikologji për të kuptuar këtë metodë që fëmijët të jenë në gjendje të luajnë dhe mbajnë distancë sociale.
Rimbin vendoset jashtë dhe i mban fëmijët në një distancë të sigurt, duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyer për fëmijët e mbërthyer në shtëpi. Ja si duket./Motilokal.com















