Kosova do të ketë sot temperatura të larta për këtë periudhë të vitit, por edhe mot të paqëndrueshëm. Gjatë ditës do të ketë vranësira, intervale me diell dhe reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në perëndim, veriperëndim dhe veri të vendit. Erërat jugore do të jenë të fuqishme, veçanërisht në zonat malore.
Në mbrëmje dhe gjatë natës priten reshje më të përhapura dhe rrebeshe lokale me vetëtima e bubullima. Me depërtimin e frontit të ftohtë, era do të kthehet nga veriu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshjet do të shndërrohen në shqotë dhe borë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 7°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 19°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
