Gjatë ditës së sotme, në Shqipëri parashikohet të mbajë mot me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkaq, në zonën e veriperëndimit, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 23°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
