Erërat e forta mund të dëmtojnë rrjetin elektrik, KEDS apelon për kujdes

Erërat e forta mund të dëmtojnë rrjetin elektrik, KEDS apelon për kujdes

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka paralajmëruar konsumatorët për ndikimet e mundshme të erërave të forta në infrastrukturën e rrjetit elektrik, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës.

Përmes një njoftimi, KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin afrimin pranë linjave elektrike, për shkak të rrezikut që mund të paraqesin kushtet atmosferike.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë në zonat e prekura për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më parë.

KEDS ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, duke theksuar se kujdesi dhe siguria janë përgjegjësi e përbashkët.

/Motilokal.com