89 mijë euro për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

89 mijë euro për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

Ministria e Mjedisit do të investojë 89 mijë euro në gjelbërimin e Obiliqit, me synim shtimin e hapësirave të gjelbra dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për mbjelljen e një brezi të ri mbrojtës të gjelbër.

Duke pasur parasysh ndotjen e konsiderueshme me të cilën përballet qyteti, mbjellja e drunjve synon të krijojë një barrierë të gjelbër që ndihmon në filtrimin e ajrit dhe në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Përmes këtij investimi synohet krijimi i një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për banorët e Obiliqit.

/Motilokal.com