Disa zogj të egër, të njohur si gardelina dhe trishtili i madh, janë liruar në natyrë pasi ishin kapur në mënyrë të kundërligjshme me rrjeta në Lipjan.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj, pas njoftimit nga Policia e Kosovës në Magure, Inspektorati i MMPH-së ka ndërhyrë në Lipjan, ku janë gjetur zogjtë e kapur me rrjeta. Zogjtë janë liruar, ndërsa rrjetat janë sekuestruar nga inspektorati.
Pacolli ka theksuar se kapja e kundërligjshme e zogjve të egër nuk do të lejohet, duke rikujtuar rëndësinë e mbrojtjes së faunës dhe biodiversitetit.
Mbrojtja e natyrës dhe e gjallesave të saj mbetet përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.
/Motilokal.com
