Rizah Murseli, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor në kuadër të MMPH-së dhe Master i Shkencave në Modelet Hapësinore Socio-Ekonomike në fushën e Gjeografisë, ka sjellë një paraqitje vizuale të klimës në Kosovë gjatë periudhës 1980–2021.
Përmes një harte të animuar, Murseli paraqet të dhënat për temperaturat dhe reshjet në Kosovë përgjatë 42 viteve, duke i përmbledhur ato në vetëm 42 sekonda.
Kjo paraqitje ofron një pasqyrë të ndryshueshmërisë klimatike ndër vite dhe ndihmon në kuptimin më të lehtë të të dhënave që lidhen me temperaturat dhe reshjet në vend.
/Motilokal.com
