Gjatë ditës së martë, në Shqipëri pritet të mbizotërojë moti me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Vranësira do të shfaqen kryesisht në zonat malore, veçanërisht në jug të vendit, ku gjatë ditës mund të ketë reshje shiu me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata të izoluara në zonat jugore dhe juglindore.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 9°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 19°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
