Shikoni skenat dramatike nga Kalifornia: Valët e forta godasin shtëpitë përgjatë bregdetit

Shikoni skenat dramatike nga Kalifornia: Valët e forta godasin shtëpitë përgjatë bregdetit

Valë të fuqishme u përplasën mbi shtëpitë buzë detit në Long Beach të Kalifornisë, të dielën, ndërsa deti i hapur përfshiu pjesë të bregdetit të Kalifornisë Jugore, raporton Reuters.

Pamjet nga një dron i publikuar nga kjo agjenci tregojnë se si deti përplaset me shtëpitë përgjatë bregdetit dhe derdhet në rrugë. Dëmtimet në disa ndërtesa janë gjithashtu të dukshme.

Në Oceanside, valë të mëdha përplaseshin në breg ndërsa vendasit shikonin nga shëtitorja. Makinat lëviznin përgjatë rrugëve bregdetare, pikërisht pranë vendit ku deti po shpërthente.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së paralajmëroi më parë për valë të rrezikshme dhe përmbytje të mundshme bregdetare në pjesë të Kalifornisë Jugore. Sipas parashikimeve, baticat dhe valët e shoqëruara me stuhinë tropikale Rachel duhet të kenë goditur bregdetin më fort të dielën.


/Motilokal.com