Gjatë ditës së hënë, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga vranësira të herëpashershme, të cilat do të alternohen me intervale kthjellimesh. Në orët e mesditës dhe pasdites, në zonat malore të Shqipërisë së mesme dhe juglindore, priten reshje shiu të dobëta, me karakter të përkohshëm. Në vijim, pasditja do të sjellë ndërprerjen e reshjeve në këto zona. Ndërkohë, në orët e mëngjesit deri rreth mesditës, në disa lugina do të ketë mjegull të dendur dhe mjegullinë, duke ulur lokalisht dukshmërinë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 13°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 21°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
