Dita e enjte në Kosovë do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë ditës pritet një ndryshim gradual i kushteve atmosferike, me reshje lokale shiu dhe, në disa zona, rrebeshe të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.
Pavarësisht reshjeve, temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë. Në rajonet ku do të ketë më shumë intervale me diell, të cilat nuk do të mungojnë, moti do të jetë ende mjaft i ngrohtë.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 11°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 23°C gjatë pasdites.
/Motilokal.com
