Një person është gjobitur me 500 euro në Prizren, pasi kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat e mbledhura në një fushë, duke ndotur ambientin përreth.
Rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, në lagjen Arbana, ku policët patrullues të Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit, kanë hasur personin duke u vënë zjarr mbeturinave.
Policia ka njoftuar se, bazuar në ligjet në fuqi, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh.
Policia ka rikujtuar qytetarët se ndezja e zjarreve në hapësira të hapura paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit, dëmtimin e pronës dhe rrezikimin e qytetarëve, ndërsa njëkohësisht shkakton ndotje të ambientit.
Sipas Policisë, edhe në rastet kur nga zjarri nuk dëmtohen prona apo qytetarët, ndezja e zjarreve në hapësira të hapura konsiderohet kundërvajtje dhe do të ndërmerren masa në përputhje me ligjet në fuqi.
/Motilokal.com
