Me fillimin e stinës së verës, oqeani Atlantik hyn në stinën e uraganeve, periudhë e cila zgjat deri në fund të nëntorit.
Stuhia e parë që zyrtarisht ka nisur në fillim të kësaj jave është quajtur Arthur.
Parashikimet afatgjata tregojnë një aktivitet të lartë, prej 15 stuhish tropikale në Atlantik ku të paktën 7 prej tyre, do të forcohen deri në nivel uragani.
Sipas njoftimit të Agjencisë për parashikimin e uraganeve pritet që viti 2020, të sjellë disa uragane të forcës 4 deri në 5 të forcës, duke i ngjasuar kështu vitit 1995, kur Amerika u godit nga disa uragane të fuqishme, më i spikaturi uragani Luis i forcës 4, me 19 humbje jete njerëzore dhe një faturë financiare mbi 3.3 bilionë dollarë.
Më poshtë ju sjellim emrat e uraganeve për vitin 2020:
Arthur
Bertha
Cristobal
Dolly
Edouard
Fay
Gonzalo
Hanna
Isaias
Josephine
Kyle
Laura
Marco
Nana
Omar
Paulette
Rene
Sally
Teddy
Vicky
Wilfred
/Motilokal.com
