Javë me mot të freskët dhe jo stabil, kohëpaskohe me reshje shiu në Kosovë

Javë me mot të freskët dhe jo stabil, kohëpaskohe me reshje shiu në Kosovë

Java e fundit e majit në Kosovë do të mbajë me mot të freskët dhe jostabil, kohëpaskohe do të ketë edhe reshje të lehta shiu.

Dita e hënë do të mbajë mot pothuajse të kthjellët në orët e para të ditës, ndërsa paradite pjesërisht me re. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 16 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

E marta pritet mbajë kryesisht pjesërisht me re dhe reshje të lehta shiu. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 11 °C. Era do të fryje me shpejtësi 3 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes.

E mërkura do të jetë me mot pjesërisht me re dhe reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9 deri në 15 °C. Era do të fryje me shpejtësi 5 m/s në drejtim të veriut dhe verilindjes. /Motilokal.com