Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme. Pasi përhapja e koronavirusit të ri mund të ndodhë edhe përmes ajrit dhe jo vetëm kontaktit.
Tashmë me zhvillimin e teknologjisë është prodhuar edhe maska e mençur që identifikon të infektuarit me koronavirus. Maska ndriçon kur personi që e vendos është i infektuar me virus.
Sensorët mund të detektojnë viruset si:
Virusi Zika
Sarsi
Fruthi
Nili perëndimor
Hepatitis C
Influenza
Tani maska mund të detektojë edhe COVID-19.
Virusi mund të detektohet në bazë të dritës duke përdorur diçka që quhet fluorometer, që tregon se a po ndriçon maska apo jo.
Maska e mençur lejon njerëzit që të kenë një test në kohë reale për koronavirusin nga shtëpia apo puna. Lejojnë secilin që të testohet gjatë ditës, dhe nuk ka nevojë që të prisni për shfaqjen e simptomave apo të prisni për rezultatet për ditë me radhë.
Kjo maskë ju ndihmon që të kontrolloni më shpejtë gjendjen tuaj dhe të kontrolloni virusin tej ju apo edhe tek personat e tjerë./Motilokal.com
