Si pjesë e një strategjie të re për të mbrojtur natyrën në Bashkimin Evropian, tre miliardë pemë të reja do të mbillen nëpër 27 vendet anëtare.
Komisioni Evropian ka publikuar strategjinë ambicioze si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Krahas mbjelljes së pemëve, kjo gjithashtu përfshin një sërë masash për të mbrojtur pasurinë natyrore të rajonit, përfshirë zvogëlimin e përdorimit të pesticideve kimike dhe mbrojtjet për polenizuesit jetik, si bletët, numri i të cilave aktualisht është në rënie.
"Natyra është jetike për mirëqenien tonë fizike dhe mendore, ajo filtron ajrin dhe ujin tonë, rregullon klimën dhe polenizon të lashtat tona", tha në një deklaratë Komisioneri për Mjedisi, Oqeanet dhe Peshkimin, Virginijus Sinkevičius.
"Por ne si duket kjo nuk ka rëndësi, dhe do ta humbasim atë me një ritëm të paparë."
Të paktën 30 për qind e tokës dhe deteve të Evropës është caktuar të bëhet një zonë e mbrojtur. Një e treta e këtyre zonave me biodiversitet shumë të lartë do të vihen nën "mbrojtje të rreptë", e cila do ta mbajë larg ndërhyrjen njerëzore.
Qëllimi është të mblidhen 20 miliardë euro çdo vit për të financuar planin. Paratë do të vijnë nga fonde publike dhe private me një sasi të madhe të buxhetit të BE-së për klimën për të investuar në biodiversitet. Komisioni Evropian thotë se mbrojtja dhe rivendosja e ekosistemeve me funksionim të duhur pas pandemisë së koronavirusit është "thelbësore për të forcuar rezistencën tonë dhe për të parandaluar shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve të ardhshme"./Motilokal.com
